Legia e Varshavës e transferon talentin shqiptar

vull

Legia e Varshavës bën sërish pazar te Tirana.

Vetëm disa muaj pasi transferoi sulmuesin e talentuar bardheblu, Ernest Muçi, klubi polak ka arritur marrëveshjen me Tiranën edhe për mesfushorin Jurgen Çelhaka.

Lajmi është zbuluar nga mediat polake, sipas të cilave mesfushori bardheblu pritet të zbarkojë nesër në Varshavë, ku pasi të kryejë vizitat mjekësore, do të hedhë edhe firmën mbi kontratën 4-vjeçare.

Ende nuk bëhet e ditur shifra qo të përfitojë klubi i Tiranës nga ky transferim, ndërsa vetë Çelhaka do të ketë misionin të zëvendësojë polakun Bartosz Kapustka, i cili pësoi një dëmtim të rëndë dhe do të mungojë disa muaj.

Ashtu si te të rinjtë e Tiranës dhe skuadra e parë bardheblu, Muçi e Çelhaka duket se do të luajnë sërish bashkë edhe te Legia e Varshavës, me klubin polak që ka vendosur të investojë te dy futbollistët e rinj të talentuar shqiptarë.

 

Next Post

Ish presidenti i Juves: Sa më shpejtë që Ronaldo largohet, aq më mirë

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo vazhdon të shpresojë për largimin nga Torino këtë afat veror. Portugezi është në negociata me Manchester Cityn, pavarësisht që marrëveshja është shumë e komplikuar. Pavarësisht që Juventus beson se Ronaldo do qëndrojë, ish presidenti i tyre, Giovanni Cobolli Gigli thotë se është më mirë që […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: