Lidhja Futbollistike Komunale e Tetovës për ditën sotme kishte caktuar mbajtjen e Kuvendit të Rregullt Zgjedhor, mirëpo i njejti nuk do të mbahet shkaku i pengesave institucionale përmes shkeljes flagrante të ligjit dhe mos respektimin e vendimeve gjyqësore. Regjistri Qendrorë i Republikës së Maqedonisë ditën e djeshme ka njoftuar se ka sjell se ka anuluar vendimin e e Gjyqit të Shkallës së Dytë të Apelit dhe në kundërshtim me gjitha normal ligjore në LFK Tetovë kthehet kryetar personi që ka humbur të gjitha gjygjet e mundshme.
Lidhja Futbollistike Komunale – Tetovë, përmes një press-konference ka njoftuar se është pamundësuar mbajtja e Kuvendit të rregullt zgjedhor. Duke akuzuar për ndikime partiake, ata thonë se Regjistri qendror për kryetar të Lidhjes Futbollistike Komunale të Tetovës, përsëri kthen personin I cili nga viti 2016 është me mandat të skaduar dhe i cili është edhe i pezulluar nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut.
FISNIK HISENI – KRYETAR I LFK TETOVË
“Nga kjo situate që ndodh me LFK Tetovë, përsëritet për here të dytë që Lidhja jonë i pamundësohet të merr pjesë në Kuvendin Zgjedhor të FFM-së me ndihmën e personit të njëjtë dhe politikës nën përkrahje të Partisë Maqedonase në pushtet”
Në bazë të këtij vendimi të Regjistrit Qëndrorë, LFK e Tetovës mbetet pa përfaqësim në FFM dhe si pasojë, sic thonë drejtuesi aktual të LFK-Tetovë, të gjitha klubet e rajonit të Tetovës vazhdojnë të mbeten të paralizuara.
MUJDIN ISMAILI –KOMISIONI PËR ORGANIZIMIN E KUVENDIT ZGJEDHOR
“Potencojmë se Tetova dhe futbolli tetovar nuk duhet të drejtojë gishtin ka askush tjetër, pasi për here të dytë në histori penalizohet nga personat e njejtë që bëhen vegël e politikave fatkeqësisht të pales maqedonase
Fisnik Hiseni ka komentuar edhe qëndrimin e KF Shkëndija, qëndrim ky i publikuar përmes një komunikate.
FISNIK HISENI – KRYETAR I LFK TETOVË
“Sa i përket Shkëndijës dhe vendimit që Shkëndija ka marr, besoj që ato kanë politikat e veta dhe shpresojmë që ato të drejta shpresoj që ti kërkojnë në Kuvende e jo jashtë saj. Mirëpo ky është vendimi dhe kryesisë së KF Shkëndija”
Kryesia aktuale e LFK-së, thotë se të gjithë këto probleme shkaktohen me qëllim të pengojnë rizgjedhjen e Kryetarit të Federatës së Futbollit, Muhamed Sejdinit duke shpresuar se organet kompetente do t`I rishikojnë vendimet e tyre.