Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Maldini ka veçuar tre lojtarët më të mirë në histori

1 min read

Paolo Maldini shënoi një epokë në futboll, një epokë në të cilën përveç cilësisë, sakrificës, dijes, suksesit, i bëri përshtypje edhe një gjë, e kjo ishte fakti që kishte veshur fanellën e vetëm një klubi – Milanit.

 

Gjatë gjithë karrierës së tij të gjatë, italiani drejtoi shumë beteja, u përball me shumë lojtarë në fushën e blertë, por në të njëjtën kohë, në përgjithësi në jetën e tij ai mundi të dëshmojë, të shohë shumë ase nga e kaluara, e deri më sot.

Duke marrë parasysh gjithçka ka kaluar dhe gjithçka që ka përpara, fjala e tij ka një peshë të veçantë, ndaj Paolo duke folur në dokumentarin për legjendarin Ronaldo (Fenomeni) veçoi tre lojtarë që i ka parë me sytë e tij.

– Tre lojtarët më të mëdhenj që kam parë në karrierën time ishin Messi, Maradona dhe Ronaldo (braziliani), – tha Maldini në serialin që do të ketë premierë muajin e ardhshëm.