Mateus: Nuk e kuptoj pse Lewandowski nuk e mori Topin e Artë

vull
0 0
Read Time:48 Second

Ish-lojtari i kombëtares gjermane dhe fituesi i Topit të Artë në vitin 1990, Lothar Mateus, ka kritikuar dhënien e këtij viti të çmimit prestigjioz sportiv. Mateus beson se Robert Lewandowski duhet ta kishte fituar Topin e Artë.

Messi mori çmimin më të madh individual të futbollit për herë të shtatë në karrierën e tij të hënën mbrëma.

“Pas një zgjedhjeje të tillë, unë nuk e kuptoj më botën. Me respektin e duhur për Messin dhe të gjithë futbollistët e tjerë që u nominuan, por askush nuk e meriton këtë çmim si Robert Lewandowski. “France Football nuk e dha çmimin vitin e kaluar, për shkak të kësaj dhe gjithçkaje që Roberti fitoi me Bayernin në vitin 2020, çmimi duhet t’i takonte atij ” , tha Mateus.

Lojtari i Paris Saint-Germain kishte 33 pikë më shumë se gjermani.

“Ai ishte më i mirë se të gjithë, edhe nëse e shikoni këtë vit. Nuk e kuptoj pse nuk u shpërblye ” , shtoi Mateus.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

Qeset e plastikës nuk do të jenë të disponueshme në lokacionet e Makpetrol nga 1 dhjetori

Duke ndjekur trendet botërore, si dhe ndryshimet e reja në ligjin për mbetjet në vend, nga pikat e karburantit dhe të gjitha pikat e tjera të shitjes së “Makpetrol” nga 1 dhjetori nuk do të jenë më në dispozicion plastike, por vetëm qese letre. Për të mbrojtur mjedisin dhe për […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: