Milan, të kujtohet Kaka-Sheva!? Paqueta-Piatek duken si një shëmbëlltyrë

vull

Lucas Paqueta si Kaka. Për momentin as që kanë të krahasuar, nuk ka asnjë logjikë, vetëm ngjashmëri në statistika. Ish futbollisti i Flamengos është mesfushori i parë brazilian i cili shënon në Serie A me fanellën e Milanit që pas largimit të Kaka. Tifozët kuqezi kanë filluar të ëndërrojnë, fundja me Paqueta e Piatek tashmë janë në zonën Champions.

Goli i Paquetas kundër Cagliarit ishte i pari për të që nga dita kur zbarkoi në Milano, pa diskutim një nga më të mirët në fushë. I shpejtë për të rikuperuar, po aq për të hapur lojën, sakrifikon shumë dhe fizikisht mirë. Të gjithë këto të dhëna të bëjnë të mendosh që Milan mund të këtë gjetur Kakan e ri, për momenti është thjeshtë një shpresë.

“Djalli” investojë 35 milion euro për ta transferuar në Milano, një shumë e madhe, po aq sa dhe shpresa se mund të ri sjellin edhen një herë kujtimin e Kaka. Krahasimet gjejnë vend kudo, edhe në shtëpinë e Milanit, mbi të gjitha pas festimit të golit të Paqueta, ku i pari që shkoi për ta uruar ishte Piatek. Polaku gjithashtu shihet si një trashëgimtar i Shevchenkos. 4 gola në 4 ndeshje janë shifra të një “bomberi”, më tifozët që shohin tek këta dy lojtarë një imazh të dyshes së famshme Kaka-Shevchenko.

Next Post

“Le iene” i kërkon familjes Gjoni të falë italianin që u vrau djalin, ata kërkojnë dëmshpërblim

misioni investigativ “Le Iene” i Mediaset në puntatën e transmetuar mbrëmjen e së dielës 10 shkurt i është rikthyer dhe një herë ngjarjes së vrasjes së shqiptarit 22 vjeçar, Gjergj Gjoni, i cili hymbi jetën më 20 tetor 2015 pasi u qëllua për vdekje nga italiani Francesko Sicignano, ndërsa po […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: