Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Milani po kërkon Ziyech?

1 min read

Milani nuk arrin të pajtohet me transferimin e Charles De Ketelaere nga Club Brugge, ndaj edhe pse ai mbetet objektivi i parë, ata i drejtohen lojtarëve të rinj.

Përmendet se ata do të donin ta shihnin Hakim Ziyech në San Siro, por edhe aty ka një problem.

Paga e tij te Chelsea është rreth 6 milionë euro në sezon, që është shumë për kampionët e Italisë.