Lojtari i Atletico Madridit i huazuar te Juventusi, Alvaro Morata, ka rënë dakord për kushtet personale me Barcelonën. Ai do të nënshkruajë një kontratë 18-mujore me klubin nga Camp Nou.
Në mënyrë që kjo marrëveshje të realizohet, Juventusi duhet të gjejë një zëvendësues për spanjollin. Kandidatët më seriozë janë Mauro Icardi dhe Pierre-Emerick Obameyang.
Morata u transferua te Juventus në shtator 2020. Atletico dhe Juve më pas ranë dakord për një huazim dy-vjeçar. Klubi nga Torino pagoi 20.000.000 euro për “jorganët”.
Trajneri Massimiliano Allegri nuk është i kënaqur me formën e lojtarit të kombëtares spanjolle dhe tha se klubi nuk do ta blejë kontratën e tij me Atletico. Morata ka luajtur 23 ndeshje këtë sezon, në të cilat ka shënuar shtatë gola.
You must be logged in to post a comment.