Ndryshimi i rregullave në përzgjedhjen për “Topin e Artë”

vull

Dhënia e “ Topit të Artë ” (çmimi për futbollistin më të mirë të vitit) do të bëhet sipas rregullave të reja në të ardhmen.

Sipas medias franceze “ L’Equipe ”, “ France Football ” ka njoftuar rregullat e reja që do të zbatohen për dhënien e “Topit të Artë”.Një nga ndryshimet është se gjatë zgjedhjes së më të mirëve do të merret parasysh periudha nga gushti në korrik dhe jo i gjithë viti kalendarik. Pra, sezoni do të zëvendësojë vitin .

Arsyeja kryesore është se deri më tani janë vëzhguar pjesa e dytë e sezonit dhe pjesa e parë e sezonit të ardhshëm.

Ndryshimi i dytë është se deri më tani kanë votuar gazetarë nga 170 vende anëtare të FIFA-s dhe tani e tutje vetëm ata që janë në 100 vendet e para do të mund ta bëjnë këtë gjë që do të parandalojë që rezultatet të ndikohen nga gazetarët e atyre vendeve që nuk kanë një traditë futbolli, si dhe ato që nuk kanë as akses në ndeshje.

Ndryshimi i tretë i rëndësishëm është se nuk janë më të rëndësishme trofetë që ka fituar ose jo një lojtar, por vetëm lojërat e tij individuale.

Shkak i këtyre ndryshimeve dyshohet se ka qenë çmimi i vitit të kaluar, kur sipas shumë njerëzve Leo Messi e mori në mënyrë të pajustifikuar “Topin e Artë”. Ai pritej t’i përkiste Robert Lewandowskit, i cili u shpall sulmuesi më i mirë për ngushëllim.

Next Post

Ukraina: Bjellorusia mund të na sulmoj në orën 21:00

“Sipas të dhënave paraprake, forcat bjelloruse mund të fillojnë pushtimin më 11 mars në orën 21:00,” tha qendra, që është 20:00 CET. Forcat Ajrore të Ukrainës kanë thënë më herët se avionët rusë nga hapësira ajrore ukrainase kanë qëlluar mbi një vendbanim bjellorusi pranë kufirit ukrainas për të provokuar dhe […]

Subscribe US Now