Nga data 3 deri më 6 korrik në Ohër u mbajt Liga e Dytë e Shahut e Republikës së Maqedonisë së Veriut

vull
Nga gjithsejt 10 ekipe që morën pjesë, katër ekipet më të mira u futën në ndeshjet finale (final four), ndër të cilat edhe Klubi ynë i Shahut Shkëndija, që deri në atë fazë shënoi 3 fitore dhe vetëm një humbje.
Fatkeqësisht në ndeshjen finale shënuam humbje të rastësishme dhe nuk arritëm të ngjitemi në Ligën e Parë të Shahut të Maqedonisë së Veriut.
Me këtë rast falënderojmë lojtarët e klubit tonë, e në veçanti miqtë e klubit FM Ardian Jashari, FM Gani Hamiti dhe Ajet Mahmuti.
Falënderojmë nënkryetarin e Federatës së Shahut të Maqedonisë së Veriut, Agim Shemshiu, për përkrahjen maksimale që i’a ka dhënë klubit tonë rreth të gjitha aspekteve, posaçërisht atyre organizative.
Poashtu falënderojmë klubet e shahut Shkupi, Teuta nga Likova dhe Struga, me të cilat arritëm të krijojmë ura lidhëse dhe të ndërtojmë raporte të mira vëllazërore.
Klubi ynë i Shahut do të vazhdojë me aktivitetet tjera, ku parësore do të jetë zbulimi i shahistëve të ri brenda qytetit të Tetovës me rrethinë, ndërsa vitin e ardhshëm në këto gara do të rikthehemi edhe më të fuqishëm.
Next Post

Duke shfletuar romanin "Misionari i Kasabasë"

Duke shfletuar romanin “Misionari i Kasabasë” Nga Merita ABAZI Gazetari dhe publicisti tetovar, Ismail Arsllani, tash së voni erdhi me romanin e tij historik, “Misionari i kasabasë”. Duke shfletuar këtë roman, që në tregun letrar të Maqedonisë së Veriut është deficitar për momentin, që në fillim ndjell një dëshirë që […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: