Nga Kroacia në Shqipëri

vull

Partizani zgjohet në merkato pak orë para mbylljes përfundimtare të dritares së transferimeve të kësaj vere.

Pas Esat Malës të kuqtë e kryeqytetit kanë bërë një tjetër goditje të rëndësishme duke zyrtarizuar afrimin e Albion Markut.

Mbrojtësi 20-vjeçar i cili është pjesë e përfaqësueses Shpresa vjen te Partizani në formë huazimi nga Lokomotiva e Zagrebit për një sezon dhe do t’i bashkohet skuadrës së Ilir Dajës pas impenjimit me kombëtaren U-21.

Mbrojtësi i krahut të djathtë i cili ka dalë si futbollistë nga akademija e Shkëndijës së Tiranës, në 1 sezon e gjysmë ka luajtur i huazuar nga Lokomotiva e Zagrebit te Laçi duke spikatur me kurbinasit teksa mes kampionatit, Kupës së Shqipërisë dhe Kupave të Europës numëron 47 paraqitje me Laçin dhe dy gola të realizuar.

Në këtë sezon të ri Marku arriti të debutante edhe me Lokomotivën e Zagrebit në kampionatin kroat teksa u aktivizua për 15 minuta në derbin e 21 gushtit ndaj Dinamos së Zagrebit. Me afrimin e Markut, Partizani blindon krahun e djathtë të mbrojtjes aty ku rivalitetin ish-lojtari i Laçit për një vend në formacionin titullar do ta ketë me maqedonasin Filip Gligorov.

Të premten pasdite Partizani zyrtarizoi edhe rikthimin në skuadër të Esat Malës i cili u huazua te të kuqtë për një sezon nga turqit e Giresunspor duke shtuar cilësinë në mesfushën e skuadrës së kuqe, ndërkohë që trajneri Ilir Daja nga merkato pret një tjetër dhuratë teksa në orët e fundit drejtuesit e Partizanit do të tentojnë me të gjitha mënyrat të afrojnë një qëndërsulmues me peshë.

Next Post

“Po dilja nga kafeja”, flet i plagosuri në Shkodër: Ishin dy persona me motor..!

Ka folur ish-kreu i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, Nikolin Huba 54-vjeç, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Shkodër. Ai mësohet se ka thënë që u qëllua nga një dy persona që lëviznin me një motor. Sipas tij autorët mbanin skafandra në kokë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: