Sulmuesi i ri i Barcelonës, Ansu Fati definitivisht nuk do të jetë gati për të luajtur në ndeshjet çerekfinale që Barcelona do të luajë kundër PSG sepse shërimi i tij është bërë i komplikuar.
Shërimi i sulmuesit të ri, sipas informacionit nga media spanjolle, po shkon më vështirë sesa ishte planifikuar. Ai ende nuk mund të fillojë stërvitjen sepse gjuri i tij fryhet.
Adoleshenti është i zhgënjyer me këtë zhvillim të situatës, ai priste që ai do të jetë gati të kthehet në fushë në Mars (ndeshja e kthimit me PSG është më 10 Mars) por sipas parashikimeve, e gjitha do të zgjatet në disa javë.
Futbollisti 18-vjeçar pësoi dëmtimin në ndeshjen me Betis, më 7 nëntor, kur u parashikua që të kishte një pushim prej 4 muajsh.