Werder Bremeni e luan sot ndeshjen e radhës në kuadër të kampionatit gjerman, Bundesliga.
Në “Volskwagen Arena”, Werder Bremeni është mysafir i Wolsburgut.
Pas 23 xhirosh, Werderi renditet në vendin e dhjetë, ndërkaq Wolfsburgu në vendin e shtatë, shkruan Zëri.
Kur ka mbetur edhe një orë para fillimit të ndeshjes, trajnerët i kanë publikuar formacionet zyrtare.
Trajneri i Werderit, Florian Kohfeldt ka vendosur që edhe në këtë ndeshje të luajë me Milot Rashicën nga minuta e parë.
Wolfsburg: Casteels, William, Knoche, Brooks, Roussillon, Guilavogui, Gerhardt, Klaus, Arnold, Mehmedi, Weghorst.
Werder Bremen: Pavlenka, Gebre Selassie, Langkamp, Moisander, Augustinsson, Bargfrede, M.Eggestein, Klaassen, Rashica, Kruse, J.Eggestein.