Parlamenti Studentor i Universitetit të Tetovës e organizoi turnirin e radhës në futboll të vogël.
Në këtë aktivitet morën pjesë 16 ekipe të përbëra nga studentë të të gjitha fakulteteve të Universitetit tonë.
Për fituesit e tre vendeve të para u ndanë kupa dhe disa shpërblime simbolike.
Në ndeshjen finale që u zhvillua sot ( 22 prill 2019), i pranishëm ishte edhe Rektori, Prof. Dr. Vullnet Ameti, bashkë me disa dekanë, profesorë dhe studentë.