Partizani fiton duelin me Kukësin, akord me ish-yllin e Shkëndijës së Tetovës

vull

Partizani bën goditjen e parë në merkaton e janarit. Stenio Zhunior, braziliani që luajti për 6 sezone te Shkëndija e Tetovës, ka arritur marrëveshjen me “demat”. Në lojë për sulmuesin e krahut që mund të përdoret edhe si pykë ishte edhe klubi i Kukësit, por mesa duket braziliani është tunduar nga oferta e Partizanit, që vetëm dje mori OK-in për zhbllokimin e merkatos, transmeton  Panorama Sport.

Zhunior nuk është një emër i panjohur, pasi ndër vite ka qenë objektiv i ekipeve të Superiores, veçanërisht Partizanit. 29-vjeçari u aktivizua për 6 vite te Shkëndija e Tetovës dhe pasi fitoi gjithçka në Maqedoninë e Veriut, më pas u transferua në Letoni te Riga. Me këtë të fundit luajti në periudhën qershor-shtator 2020, teksa u shpall kampion. Zhunior u aktivizua në 11 ndeshje dhe shënoi 2 gola për letonezët.

Pritet që klubi i kuq të prezantojë sulmuesin në orët në vijim.

Skeda

Stenio Zhunior

Datëlindja: 10.06.1991

Vendlindja: Fortaleza (Brazil)

Pozicioni: Sulmues krahu

Gjatësia: 1.80 metra

Karriera:

Horizonte FC (2010-2012)

Liteks Loveç (2013)

Horizonte FC (2013)

Pelister (2014)

Shkëndija (2014-2019)

Riga (2020);

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Automjetet elektrike dominojnë rrugët në Norvegji

Makinat elektrike në Norvegji kanë qenë shumë të kërkuara në kurriz të atyre që mundësohen nga lëndët djegëse fosile, sipas shifrave zyrtare. Në të njëjtën kohë, Volkswagen gjerman tejkaloi prodhuesin amerikan të automjeteve elektrike, Tesla në pozicionin e prodhuesit kryesor të makinave elektrike. Një total prej 141,412 makinash të reja […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: