Peja eliminon Sigal Prishtinën

vull

Pas Prizrenit – 16 edhe Peja është në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës në basketboll.

Pejanët shënuan fitore me rezultat 83:76 (23:14, 15:23, 24:16, 21:23) ndaj Prishtinës, e cila u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Ndeshje me rivalitet të madh, por pejanët treguan përqendrim me të madh në disa momente dhe u shkëputën në epërsi.

Në minutën e 37-të, rezultati ngushtohet në 74:72.

Prishtina luftonte me mish e më shpirt dhe ngushton rezultatin në 77:76 ndaj Pejës në minutën e 39-të..

Arian Qallaku, Ilter Erdem, Dardan Berisha e Hanrik Sirko, janë më efikasit të Peja.

Qallaku shënoi 18 pikë, Erdem 17, Berisha 16 e Sirko 14, ndërsa të prishtinasit Wendell Mitchell me 18 pikë dhe Muhamedali Janjeva 14.

Prizreni 16 në gjysmëfinale do të ndeshet me Pejën.

Next Post

Në Kinë, 15 rrokaqiej u rrëzuan në vetëm 45 sekonda

Një video është postuar në YouTube që tregon prishjen e njëkohshme të 15 rrokaqiejve, me vlerë rreth 154 milionë dollarë. Ata u rrëzuan në vetëm 45 sekonda.   Taiwan News shkruan se rrokaqiejt ishin pjesë e projektit të papërfunduar të Liang Star City nga 2011. Ky projekt u ndërpre shpesh pas ndryshimit të qeverisë, madje […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: