Mentalitetin fitues e dëshmuan edhe nxënësit e shkollës së mesme “Cvetan Dimov” duke triumfuar në turneun e futbollit të vogël (futsal) të organizuar në konkurencë të të gjitha shkollave të mesme të Qytetit të Shkupit, të cilët sot Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, sëbashku me kryetarin e kampionëve shtetëror të futbollit të vogël (futsal) K.F. “Shkupi” z. Besim Koka i mirëpritën për ti uruar dhe shprehur përkrahjen e plotë në garat e mëtutjeshme shkollore. Ata uruan edhe drejtorin e shkollës z. Visar Durak për suksesin e arritur të shkollës që ai udhëheq dhe falemnderuan për punën e shkëlqyeshme në drejtim të përgatitjes së ekipit për këtë sfidë, mësimdhënësit e edukatës fizike (trajnerët) – Samet Sinani, Afrim Sulejmani dhe Enes Qaili.
Studentët e UT-së e vizituan Ambasadën e SHBA-ve në Shkup
Thu Apr 4 , 2019
Studentët e Universitetit të Tetovës krahas zhvillimit të procesit mësimor – shkencor, gjatë vitit akademik realizojnë edhe vizita me karakter pune në institucione të ndryshme të vendin tonë dhe më gjerë. Aktivitetet e tilla studentët i vlerësojnë të rëndësishme pasi që njihen për së afërmi me historikun, veprimtarinë, funksionimin dhe […]

You must be logged in to post a comment.