Një nga futbollistët më të mirë portugezë në histori, ish-lojtari i Barcelonës, Realit dhe Interit, Luis Figo, zbuloi se cilët lojtarë, për mendimin e tij, janë më të mirët në botë për momentin.
Interesante, për Figo, mes pesë më të mirëve nuk është zyrtarisht lojtari më i mirë në botë, Robert Lewandowski.
“Cristiano, Messi, Modric, Salah, Mbape,” u tha Figo gazetarëve spanjollë. “Neymar është prapa tyre,” shtoi portugezi.