Mauricio Pochettino është zyrtarisht trajneri i ri i PSG-së. Argjentinasi ulet në stolin e kampionit nga Franca.
Informacioni i fundit thotë se ai ka nënshkruar një kontratë 18-mujore me “shenjtorët”, natyrisht, në varësi të rezultateve, me mundësinë e zgjatjes së tij për një sezon tjetër.
Pochettino do të ketë seancën e tij të parë stërvitore me ekipin nesër, dhe ai do të jetë në stol për duelin kundër Saint-Etienne më 6 janar në Ligue 1.
Përforcimi i parë do të vijë nga Interi, Christian Eriksen është rrugës për në Paris.