Presidenti Ademi priti ish-futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë, Fatmir Vata

vull

residenti Agim Ademi ka pritur sot ish-futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë, Fatmir Vata, i cili shoqërohej nga Bekim Brestovci, kryetar i Unionit të Bizneseve në Gjermani dhe Fekmi Kongjeli, përfaqësues i FFK-së në Gjermani, e ku të pranishëm ishin edhe anëtarët e KE të FFK-së, Luan Vokshi, Flamur Bunjaku dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu.

Presidenti Ademi fillimisht e njoftoi legjendën e kombëtares kuqezi për punën që po e bën FFK-ja në progresin e futbollit në Kosovë, qoftë në nivel të ekipeve kombëtare, qoftë në nivel të ligave, derisa e ka falënderuar atë, së bashku me vëllezërit Shoshi e Kongjeli për mbështetjen që i ka dhënë futbollit të Kosovës para anëtarësimit në UEFA e FIFA.

Presidenti Ademi theksoi se FFK-ja është e nderuar që e ka përkrahjen e Gjermanisë dhe të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë e veprojnë atje, derisa theksoi se të rinjtë duhet ta marrin shembull punën dhe sukseset e Fatmir Vatës.

Ndërkaq, ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Fatmir Vata e ka falënderuar presidentin Ademi për mikpritjen e ngrohtë dhe është shprehur krenar me punën dhe sukseset që po i arrin FFK-ja në arenën ndërkombëtare. Ai u shpreh krenar që iu ka dhënë mundësia të bëjë diçka për Kosovën dhe e falënderoi Fekmiun, Bekimin dhe vëllezërit Shoshi dhe FFK-në që ia kanë mundësuar që të flasë për futbollin e Kosovës dhe të kërkoj përkrahje kudo që ka pasur miq.

Ndërkohë, Bekim Brestrovci theksoi se si Unioni i Bizneseve është i interesuar të japë kontribut aty ku është nevoja për zhvillimin e mëtutjeshëm të futbollit në Kosovë, derisa u shpreh krenar për të arriturat e FFK-së që pas anëtarësimit në UEFA e FIFA.

Në fund të këtij takimi presidenti Ademi ndau edhe dhurata për mysafirët, derisa për Fatmir Vatën krahas plaketës me stadiumin “Fadil Vokrri” ndau edhe fanellën e Kombëtares së Kosovës.

Next Post

Ja kush mund të përfitojë pensionin social në Maqedoninë e Veriut?

Në Kuvend ende po qëndron Ligji për çështjet sociale, që rregullon edhe pensionin social për të moshuarit mbi 65 vjet që nuk kanë asnjë të ardhur, apo nuk kanë arritur të sigurojnë një pension, për shkak të mungesës së stazhit të punës. Por ky pension social a do të jetë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: