Real Madrid do të luajë ndeshjen e tij të parë në 2021 nesër, në Madrid, kundër Celta.
Për duelin me ekipin nga Vigo, trajneri Zinedine Zidane nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e kapitenit Sergio Ramos.
Ramos nuk u stërvit të premten për shkak të problemeve në stomak.
Për shkak të kësaj, Zidane nuk e raportoi atë për duelin me Celta, i cili do të fillojë nesër në orën 21:00.