Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Real Madridi do të jetë pa katër lojtarë në afatin kalimtar të dimrit

1 min read

Sipas mediave spanjolle, bëhet fjalë për lojtarë që nuk janë të kënaqur me statusin që kanë me Carlo Ancelottin.

I pari në këtë listë është Eden Hazard, i dyti Luka Jovic. Për ata të dy, Reali shpenzoi 160 milionë euro në vitin 2019, në këmbim nuk mori asgjë.

Nga klubi duhet të largohet edhe Isco, gjegjësisht Jesus Vallejo, i cili ishte 18 muaj i huazuar në Granada.

Dani Sebalios ka shumë gjasa të ndjekë hapat e tyre. Ai u kthye nga Arsenali, por nuk ka marrë asnjë minutë në fushë nga Carlo Ancelotti deri më tani këtë sezon. Trajneri i Romës, Jose Mourinho ishte i interesuar seriozisht për Sebalios.