Reali pa 8 futbollistë ndaj Betisit

vull

Sapo filloi sezoni, dëmtimet dhe mungesat janë bërë problematike për Realin e Madridit. Po ndodh diçka që ka ndodhur edhe në sezonin e kaluar dhe ndikoi shumë në ecurinë e skuadrës, sidomos në muajt e fundit të kompeticionit.

Ançeloti kishte 6 mungesa në dy javët e para të sezonit, Alaveshit dhe Levantes, por mund të ketë 8 të tilla ndaj Betisit. Pas stërvitjes së paradites, situata është me 5 mungesa të sigurta: Kros, Modriç, Mendi, Sebajos dhe Lunin.

Ky i fundit ka rezultuar me COVID, por në dyshim për këtë ndeshje janë edhe Marselo me Mariano Diazin. Ata bënë vetëm një stërvitje me grupin dhe ndoshta nuk ia dalin.

Edhe Naço ka pasur probleme. Kjo do të thotë se Karleto mund të mos ketë 8 futbollistë për transfertën me Betisin. Nëse mungon Naço, Alaba do të spostohet në qendër dhe Migel Gutierrez mund të jetë titullar. Në mesfushë nuk do të jetë Modriç, i cili nuk ka punuar me grupin.

Next Post

Shi në plazh, pushuesit nuk largohen nga deti me dallgë

Jo vetëm dielli dhe temperaturat e larta tërheqin njerëzit në brigjet e detit. Edhe deti me dallgë e mot të vranët ku pikat e shiut bëjnë sfidë me notin e njerëzve që preferojnë të shijojnë plazhin ndryshe nga herët e tjera. Ditën e sotme, në Vlorë shënohet temperatura 27 gradë. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: