Redon Dragoshi është zyrtarisht futbollist i Kukësit!

vull

Redon Dragoshi është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mbrojtësi 20-vjeçar ka firmosur me skuadrën e Kukësit kontratën dy vjeçare. Dragoshi e ka nisur karrierën e tij me të rinjtë e Tiranës, teksa së fundmi është aktivizuar me Luftëtarin në Kategorinë Superiore duke zhvilluar 23 ndeshje.

Dragoshi i ka kryer vizitat mjekësore dhe më pas ka firmosur kontratën, duke u bërë kështu futbollisti më i ri i skuadrës sonë. Në këtë mënyrë, ekipit  i shtohet një tjetër futbollist kuksian.

20-vjeçari nga Kukësi do të bashkohet me ekipin ditën e enjte kur edhe do të zhvillohet stërvitja e parë për sezonin e ri futbollistik që nis në 27 gusht me ndeshjen e Ligës së Europës.

Skeda e Lojtarit:
Emri: Redon Dragoshi
Mosha: 20 vjeç
Kombësia: Shqiptar
Gjatësia: 1.87 m
Pozicioni: Mbrojtës
Klubet e mëparshme: Tirana U17-U19, Erzeni, Luftëtari

Next Post

Takimi i Kryeministrit Spasovski me ambasadorin kinez Xuo

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski u takua me Xhang Xuo, ambasador i Republikës Popullore të Kinës në vendin tonë. Në takim u theksua solidariteti i lartë dhe bashkëpunimi i mirë ndërmjet dy shteteve gjatë kohës së pandemisë të shkaktuar nga Covid-19. Ambasadori Xuo përcolli […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: