Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti i përgëzoi volejbollistët e UT-së për suksesin e arritur

vull

KV Universiteti i Tetovës në kategorinë e meshkujve e fitoi vendin e dytë në kuadër të kupës së Maqedonisë së Veriut. Ekipi ynë u mposht në finale nga Strumica 3 me 1 në sete (28.3.2021), edhe pse ishte në avantazh pas setit të parë. Në gjysmëfinale ekipi ynë e mposhti Shkëndijën 3 me 0 në sete (26.03.2021).

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, në një takim të përbashkët i përgëzoi volejbollistët për këtë arritje, duke theksuar se kjo arritje është sukses edhe i vetë Universitetit, me shpresën se vitin e ardhshëm do të jemi akoma më të përgatitur për ta kurorëzuar suksesin me fitimin e kupës. Ai tha se volejbolli është sport ekipor dhe vetëm nëse jemi të bashkuar mund t’i arrijmë objektivat tona. Të shpresojmë që pandemia të kalojë sa më shpejtë, dhe t’i kthehemi normalitetit, me këtë, të rikthehen edhe tifozët, pasi janë shtysë e madhe për të motivuar skuadrën.

Përkundër humbjes, volejbollistët tanë janë akoma të motivuar dhe besojnë se gara për titull në ligën e Maqedonisë së Veriut është akoma e hapur dhe me bashkimin e forcave gjasat janë reale që të shpallemi kampion. Njëzëri të gjithë besojnë te titulli, duke lënë pas humbjen e finales, si një mësim nga e kaluara.

Për suksesin e arritur, skuadrën e përgëzoi edhe dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike, Prof. Dr. Haki Ismaili, i cili theksoi se volejbollistët kanë bërë një punë të shkëlqyeshme deri tani dhe vetëm të vazhdojnë me këtë ritëm, pasi janë në rrugën e duhur.

Next Post

Konferencë për shtyp e Kryeministrit Zaev dhe ministrit të Shëndetësisë Filipçe me rastin e mbërritjes së vaksinave

Sot, në orën 13:00, para Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit (në kuadër të Qendrës Klinike Nënë Tereza), Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe do të mbajnë konferencë për shtyp me rastin e mbërritjes së vaksinave.

Subscribe US Now

%d bloggers like this: