Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Rihan Zeqiri: Sukseset tek “Vëllazërimi” do ti shënojmë në mënyrë ekipore

2 min read
Loading...

Futbollisti tetovar i talentuar që është pjesë e KF”Vëllazërimi” nga Kërçova, Rihan Zeqiri që këtë vit do të jetë sezoni i dytë, në këtë qytet për Agjencinë e Lajmeve “KohaNews”, u shprehë se gjatë sezonit të kaluar klubi arriti të tregoj qëndrueshmëri dhe me këtë edhe rezultate të mira.


 

“Sezoni i kaluar është një pasqyrë se ku i kemi patur mundësit për të fituar tre pikë dhe është dashur të tregohemi më vigjilent deri në fund të ndonjë përballje ndaj skuadrave  në kampionat. Mendoj dhe besoj se me përvojën e trajnerit të ri Nazmi Ajdini, njëherit edhe me njohurit që ka për futbollin vendas, do të arrijmë suksese edhe më të mëdha duke qenë si klub ndër pretendentët për tu ngjitur një kategori më lartë,” u shprehë Zeqiri.

Gjatë ditës së premte u hodh shorti për Ligën e Dytë  të Futbollit në Maqedoni – Perëndim dhe për garat e Kupës, ku Kërçovarët, në kampionat do të qëndrojnë në Ohër me 24 gusht kur dhe fillon kampionati ndërsa për kundërshtar në Kupën e Maqedonisë kanë Rabotniçkin me 21 gushtë në Kërçovë.

“Në Kupën e Maqedonisë kemi një kundërshtarë të vështir  që për shumë vite është pjesë e kategorisë elitare dhe ka qenë pjesë e ndeshjeve ndërkombëtare. Respekt pa fund ndaj kundërshtarit , por ne do të tregojmë si vendas dinjitet duke respektuar veten në radhë të parë, trajnerin, kryesin dhe gjithë sportdashësit duke dhënë maksimum në të dyja përballjet.  Për mua me rëndësi është ndeshja e parë në Ohër kundër klubit të Futbollit “Ohrid”, ku duhet të gjithë së bashku të jemi më të përkushtuar për ti fituar tre pikët që në start dhe me këtë rrugëtimi në kampionat do të ishte më trishtues për kundërshtarët. Kërçova meriton që klubi të jetë pjesë e Ligës së Parë dhe shpresojmë se ky vit të jetë vit i suksesit,” tha Zeqiri.

Rihan Zeqiri karrierën e tij futbollistike e ka nisur si fëmijë në K.F”Shkëndija” në Tetovë deri para hyrjes në kategorinë e parë me çka më pas bëhet pjesë e K.F”Zajazit” me çka ka qenë standardë.

Pas një sezoni mirë të kaluar në Zajaz, ai transferohet në Zvicër por për shkak të mungesës së dokumentacionit nuk arrin që të ngelet atje përkundër faktit që kontrata e tij tani më  gjendej në tavolinë për ta nënshkruar. Gjatë sezonit të kaluar në K.F”Vëllazërimi”, morri besimin e trajnerit Bujar Islami, duke qenë pjesë e formacionit bazë dhe më këtë fitoi edhe simpatitë e tifozëve të klubit.