Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Rikthehet Champions League, ja dy ndeshjet e mbrëmjes së sotme

1 min read
Loading...

Champions League futet në fazën më interesante, teksa sonte në mbrëmje do të luhen dy ndeshet e para të fazës së 1.8-ve. Në fushën e lojës do tëzbresin Manchester United-Paris Saint Germain dhe Roma-Porto.

“Djajtë e Kuq” vijnë në këtë ndeshje në super formë, pasi nën drejtimin e Solskjaer ka fituar 10 nga 11 ndeshjet e fundit, me norvegjezin të cilin e pret eksperienca e parë si trajner në Ligën e Kampioneve, kompeticion të cilin ai e ka fituar si futbollist 20 vjet më parë, pikërisht me fanellën e Manchester United. PSG ndërkohë vjen me shumë mungesa në këtë ndeshje. Tomas Tuchel nuk do të ketë në dispozicion Neymar, i cili ka pësuar dëmtim në këmbën e djathtë, por dhe as Cavanin dhe Meunier. Gjithsesi francezët shpresojnë në një paraqitje pozitive të Mbappe.

Në “Olimpico”, Roma do të presë Porton. Skuadra verdhekuqe nuk ka pësuar humbje në 6 ndeshjet e fundit në Serie A, por eliminimi me rezultatin 7-1 në Kupë ka tronditur jo pak ekipin e Di Francesco. Schick do të jetë mungesa e vetme e sigurt, ndërkohë që portieri Olsen është në dyshim.

Te Porto, sfida me Romën konsiderohet si një derbi për trajnerin Conceicao për shkak të së kaluarës së tij me Lazion, me të cilën luajti për 3 sezone duke fituar 5 tituj, mes të cilëve atë të Serie A në 2000.