Roma kërkon një shqiptar për të forcuar mbrojtjen

vull

Roma është në kërkim të një qendërmbrojtësi për sezonin e ri, pas largimit të Manolas te Napoli. Kryeqytetasit duket se nuk do të mjaftohen me Mancinin, teksa janë në tratativa me disa futbollistë të njohur. Së fundmi ka dalë në skenë futbollisti me origjinë shqiptare i Arsenalit, Shkodran Mustafi.

Ky i fundit ka edhe dy vite kontratë me “topçinjtë”, por nuk shikohet si titullar nga Emery dhe mund të largohet në rast të një oferte të mirë. Verdhekuqtë janë gati ta marrin futbollistin në huazim, me te drejtën e blerjes për 20-25 milionë euro verën e ardhshme, ndërsa edhe paga e Mustafit është e përballueshme, rreth 3 milionë euro.

Petrachi e pëlqen futbollistin e kombëtares gjermane, edhe për faktin që ka luajtur në Serinë A me Sampdorian dhe e njeh mjaft mirë kampionatin italian, por tashmë duhet që të arrihet marrëveshja me Arsenalin.

Next Post

Ermal Mamaqi largohet nga Klani, por rikthehet moderatorja e njohur

Ermal Mamaqi nuk do të jetë më pjesë e TV Klan. Megjithatë, drejtuesit e televizionit kanë arritur të rikthejnë Marina Vjollcën. Burime nga TV Klan bëjnë me dije se do të ketë ndryshime të medha ne programacion. Mësohet se Ermal Mamaqi do të largohet nga Klan dhe ditën e shtune […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: