Ruiz e paralajmëron Joshuan: S’i dua vetëm 15 minuta famë, do të të rrah sërish

vull

Andy Ruiz Jr ka thënë se i dëshiron më shumë se thjesht 15 minuta famë, duke këmbëngulur se synimi i tij është ta shkruajë historinë duke e mposhtur Anthony Joshuan përsëri më 7 dhjetor në Arabinë Saudite.

Kampioni i botës në kategorinë e rëndë të boksit i bëri këto komente në Arabinë Saudite, vendin ku do të mbahet rimeçi mes tij dhe britanikut, transmeton Gazeta Express.

29-vjeçari Ruiz është përballë me kritika se e ka humbur përqendrimin që prej fitores tronditëse ndaj Joshuas për titujt IBF, WBA dhe WBO, por ai këmbëngul se do ta dëshmojë se kritikët e tij e kanë gabim.

Boksieri amerikan, i cili lufton nën flamurin meksikan, ka shpërndarë video dhe fotografi të stilit të jetës së tij të përmirësuar, përfshirë një vila dhe një Rolls Royce.

Po ashtu, ai e ka shfrytëzuar rastin për të marrë shumë sponsorë dhe për të qenë pjesë e shumë emisioneve televizive: “Shumë njerëz po thonë se unë nuk po stërvitem dhe nuk po e marr seriozisht rimeçin. Ka shumë përgjegjësi këtu”.

“Uria nuk më ka humbur. Nuk dua që kjo famë të jetë 15-minutëshe. Dua që ajo të zgjasë, të jetë një gjeneratë, të jem kampion për shumë vjet”, shtoi ai.

“Do ta shkruaj historinë dhe do të fitoj në stilin dhe në mënyrën e njëjtë si më 1 qershor dhe do ta dëshmoj së të gjithë e patën gabim”, këmbënguli ai. /Gazeta Express/

Next Post

ASH ndez motorët: Do ta mposhtim keq BDI-në, janë plakur, ne kemi ide dhe energji

Aleanca për Shqiptarët ka nisur aktivitete intensive pas pushimeve dhe se nga kjo parti theksojnë se po vazhdon organizimi politik në dy kahje edhe atë, në hartimin e politikave të saja, në kuadër të ofertës sonë politike dhe programit politik, si dhe percjelljen dhe opozitarizmin e politikbërjes në Maqedoninë e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: