Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Sa fitojnë trajnerët në Itali? Mourinho dhe Allegri spikasin në krye të top 10 listës

1 min read

Max Allegri dhe Jose Mourinho janë trajnerët më të paguar në Serie A këtë sezon me pothuajse dyfishin e pagës së Simon Inzaghit në Inter dhe tre herë më shumë se Stefano Pioli në Milano.

Calcio e Finanza llogarit se Juventus dhe Roma paguajnë taktiistët e tyre rreth 7 milionë euro në sezon, neto.

Ata janë më të paguarit në Serie A këtë sezon, duke qenë se Inzaghi është në vendin e tretë te Interi me vetëm 4 milionë euro.

Maurizio Surrey nga Lazio dhe Lucian Spalletti nga Napoli marrin 3 milionë sezon.

Gian Piero Gasperini merr 2.2 milionë euro nga Atalanta , ndërsa Stefano Pioli nga Milani fiton po aq sa Sinisa Mihajlovic nga Bolonja dhe Ivan Juric nga Torino nga 2 milionë euro neto.

Lista e top 10-ës plotësohet me Vincenzo Italiano nga Fiorentina me 1.2 milionë euro.