Mohamed Salah, golashënuesi më i mirë i Liverpool, u ofrohet hapur skuadrave spanjolle Real dhe Barcelona. Egjiptiani tha se Real dhe Barça janë klubet më të mira në botë.
Mohamed Salah është lidhur me Real Madrid në dritaren e fundit të transferimit, tani kjo histori do të marrë vrull, pasi “klubi mbretëror” po kërkon përforcime në sulm.
“Real dhe Barcelona janë klubet më të mira. “Kush e di se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen … Sidoqoftë, fokusi im është te Liverpooli, unë dua ta ndihmoj ekipin të fitojë përsëri Champions League dhe Premier League,” tha Salah për AS.
Sidoqoftë, ai tha se nuk ishte i sigurt për sa kohë do të qëndronte në Anfield, duke njoftuar largimin e tij në fund të sezonit.