Salihi tërhiqet nga futbolli i luajtur, të shtunën luan ndeshjen e fundit

vull

Një ndër sulmuesit më të mirë shqiptar të viteve të fundit, Hamdi Salihi ka marrë vendimin të tërhiqet nga futbolli në moshën 35-vjeçare.

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Vllaznisë, Tiranës, Skënderbeut ka dhënë lajmin në profilin e tij të Facebook.

“Te dashur miq!pasi e kam menduar gjate dhe duke u konsultuar edhe me familjen dhe njerezit afer meje,kam vendosur qe ndeshja e kesaj fundjave kunder wacker innsbruck te jet edhe ndeshja ime e fundit e karrieres time si futbollist profesionit.Me shum se sa t ju informoj do doja me kte mesazh t ju falenderoja dhe t ju thoja qe jam shum i lumtur qe ne kte rrugetim te mrekullueshem ju njoha dhe kalova momente te paharrueshme per mua,te gjithe lojtarve me te cilet kam luajtur,shoke ekipi apo kundershtare,tranjera,presidente dhe drejtuesa klubi,tifoze te ekipeve ku kam luajtur dhe atyre kundershtare. nje falenderim te vecante per familjen time te cilet kan sakrifikuar shum duke qene gjithmon pran meje, prinderit e mi te cilet kan qen mbeshtetja ime me e madhe dhe gjithashtu vellezerit e mi te cilet ka qene kritiket dhe mesuesit e mi me te mire ne gjith kte rruge.duke mos e mendu veten asnjehere larg futbollit edhe ne te ardhmen,eshte e natyrshme qe edhe ky vendim i imi nuk ka ardhur sot per neser. gjat viteve te fundit krahas futbollit te luajtur,kam lexuar,studiuar dhe mbajtur shenime qe besoj se do jen shum te vleshme per te ardhmen time ne futboll.prandaj nga qe fjala FUND me duket shum e rende,dua qe kte moment ta shikoj si nje FILLIM te ri te nje karriere qe shpresoj te me dhuroje te njejtat emocione me ata qe kam kaluar deri tani duke luajtur ne fushe”, shkruan Salihi.

Ai ishte pjesë e skuadrës së SC Wiener Neustadt në Austri dhe ndeshja e tij e fundit do të jetë këtë të shtunë.

Lajmi ka bërë bujë menjëherë edhe në mediat austriake, atje ku Salihi kaloi një pjesë të mirë të karrierës së tij, ku shkëlqeu me skuadrën e Ried.

Next Post

Historia e 23-vjeçares që humbi 47 kg pa shkuar tek asnjë dietolog

Disa kilogramë më shumë të fituar gjatë festave të fundvitit, pantallona dhe këmisha që nuk ju mbërthen si më parë, pa harruar edhe provën e kostumit të banjës…e dimë, të gjithë ndihemi nën presion kur bëhet fjalë për peshën. Mirëpo kur kjo e fundit kthehet në një rrezik për shëndetin, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: