SË SHPEJTI DO TË THEMELOHET LIGA MBARËSHQIPTARE E BASKETBOLLIT

vull

Basketbolli shqiptar së shpejti do të ketë ligën mbarëkombëtare. Për këtë gjë, sot Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur në takim krerët e Federatës së Basketbollit të Kosovës, të kryesuar nga Arben Fetahu.

Në këtë takim koordinues u diskutua për marrëveshjen që pritet të nënshkruhet mes Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për themelimin e Ligës Mbarëkombëtare Shqiptare të Basketbollit, e cila mundëson zhvillimin e garave mes klubeve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kryetari Fetahu e njoftoi ministren Dumoshi se orientimisht në pjesën e parë të shtatorit marrëveshja pritet të nënshkruhet në Tiranë mes dy federatave në prezencën e ministreve homologe.

Po ashtu, kreu i FBK-së, Arben Fetahu, e informoi ministren edhe për problemet me të cilat po ballafaqohen basketbollistët dhe federata për shkak të pandemisë. Ai tha se po presin kur autoritetet do të lejojnë zhvillimin e stërvitjeve dhe garave nëpër palestra dhe menjëherë të fillojnë përgatitjet për sezonin e ri.

Nga ana e saj, Ministrja Dumoshi, u shpreh se mirëpret nismën për themelimin e Ligës Mbarëkombëtare dhe MKRS-ja është e gatshme që të mbështesë këtë ligë në bazë të kapaciteteve të mundshme të saj.

Po ashtu, ministrja tha se në koordinim me autoritetet përgjegjëse shtetërore, do të angazhohet që sa më shpejt që është e mundur të lejohet nisja e garave për sezonin e ri në basketboll.

Ministrja i informoi krerët e FBK-së edhe për mbështetjen që do të kenë basketbollistët nga fondi emergjent i MKRS-së, ku ata pritet të përfitojnë drejtpërsëdrejti.

Next Post

E dini kur filloi të paguhej parkimi për vetura?

Një ditë të ftohtë në janar 1935, një tarifë parkimi u fut në Oklahoma City. Vetë pajisja e faturimit quhet Park-O-Meter, dhe gjithçka që vijon është vetëm histori. Qysh në vitin 1941, tarifat e parkimit u shtrinë në të gjithë Shtetet e Bashkuara, dhe kjo u pranua më vonë në Evropë. “Pagesa […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: