Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Sergio Ramos do të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit, pas 16 vitesh, pretendon “El Chiringito”

1 min read

Gazetari i kësaj media, Josep Pedrerol, thotë se Ramos refuzoi ofertën e fundit të Realit. Kontrata e kapitenit skadon në fund të sezonit.

Pasi refuzoi ofertën, njeriu i parë i Realit, Florentino Perez, i tha Ramos se klubi nuk do të llogariste në të sezonin e ardhshëm, dhe futbollisti u përgjigj se ai do të largohej nga klubi.

Pedrerol pretendon se kështu ka shkuar biseda.

“Ne do të duhet të planifikojmë sezonin pa ty”, tha Perez, të cilit Ramos iu përgjigj.

“Në rregull, kështu qoftë.”