Shaqiri shfaqet i zhgënjyer: Këtë sezon nuk po luaj fare, po shikoj për ndonjë…

vull

Pas vetëm një sezoni të kaluar në ‘Anfield’, Xherdan Shaqiri ka vendosur që të largohet.

Sipas mediave britanike, mesfushori nuk është aspak i kënaqur me faktin se edhe këtë sezon do të jetë në stol, siç dhe ka ndodhur në ndeshjet e fundit.

Trajneri Jurgen Klopp e ka lënë sërish në stol 27 vjeçarin me origjinë shqiptare, por që luan për Zvicrën.

Duke folur për mediat, Shaqiri tha: “Jam i zhgënjyer që edhe këtë sezon nuk do të luaj shumë. Madje nuk po luaj fare”.

“Asnjërit nuk i pëlqen të qëndrojë në stol. Është e qartë që unë dua më shumë minuta në dispozicion. Do të shoh situatën përreth për ndonjë zgjidhje tjetër”, u shpreh Shaqiri, që ka oferta nga Franca (Monaco) dhe Turqia (Galatasaray).

“Nuk kam asnjë ide për oferta në adresën time dhe se kush është interesuar për mua”, tha Shaqiri, i cili duket i paqartë se ku do ta vazhdoi karrierën.

Next Post

Zeka tregon arsyen pse në shtëpi mban fotografinë e Enver Hoxhës dhe Sali Berishës

Milaim Zeka, deputet i Partisë Euroatlantike, ka zbuluar diçka mjaftë interesante për publikun. Në banesën e tij, ai mban në gotë fotografitë e dy politikanëve të njohur shqiptar, njëri komunist e tjetri demokrat. Është fjala për Enver Hoxhën dhe Sali Berishën. Në një intervistë në banesën e tij, ai nuk […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: