Shkarkohet Qatip Osmani, në vend të tij vendoset Erhan Selimi

vull

KF Shkëndija njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me stafin teknik.

 

Grupi i punës që ka marrë përsipër menaxhimin e KF Shkëndija, duke analizuar rrethanat e fundit dhe rezultatet negative në periudhën e kaluar, vendos të shkarkojë nga detyra stafin teknik në krye me Qatip Osmanin.

 

Të gjithë në KF Shkëndija falemenderojmë Qatip Osmanin për kontributin e tij në arritjen e sukseseve historike në vitet e kaluara, duke i dëshiruar gjithë të mirat në të ardhmen.

 

Deri në emërimin e shefit të ri të stafit teknik, si ushtrues detyre (trajner i përkohshëm) caktohet Erhan Selimi.

Next Post

Pesë arsye përse duhet të pini lëng portokalli çdo ditë

Lëngu i portokallit është ndër lëngjet më të njohura në të gjithë botën. Të pish një gotë me lëng portokalli çdo mëngjes është thuajse po aq popullore sa të pish një filxhan kafe. Kjo pasi mund ta përgatisni shumë lehtë edhe në shtëpi, sidomos në vendet e Mesdheut ku klima […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: