Shkëndija arrin një sukses të madh në UEFA!

vull

Kuqezinjtë rezultojnë skuadra më e mirë nga Maqedonia e Veriut në Europë në 10-të vitet e fundit.

Shkëndija tashmë vite me radhë është shndëruar në forcë udhëheqëse të futbollit në vend, ndërsa nuk kanë munguar edhe paraqitjet e suksesshme në Kupat e Europës ku mes tjerash në këtë periudhë tre herë rresht kemi luajtur në fazën play off të UEFA Europa League.

Nga viti 2014 kanë qenë pjesëmarrës të rregullt në eliminatoret e Kupave të Europës, ndërsa fakti që këtë e kemi bërë me sukses sjell efektin e vet në aspekt të renditjes.

UEFA ka publikuar ranglistën e klubeve sipas rezultateve të shënura më garat ndërkombëtare dhe Shkëndija rezulton klubi më i mirë nga Maqedonia e Veriut në 10-të vitet e fundit.

 

Në mesin e 500 klubeve, Shkëndija renditet në vendin e 284, me një trend të ngjitjes së vazhdueshme pas çdo viti pasardhës. Sipas rezultateve të shënuara në 10-të vitet e fundit në Kupat e Europës, klubi më i suksesshëm rezulton Real Madridi, ndërsa pasojnë Bayerni i Munihut, Barcelona, Atletiko Madridi e Chelsea që kompletojnë top pesëshen.

Nga Maqedonia e Veriut në mesin e 500 klubeve më të mira pas Shkëndijës hyjnë Vardari që mban vendin e 366 dhe Rabotniçki që renditet i 380-ti.

Next Post

Aksident trafiku në rrugën Gostivar- Çegran, ka edhe të vdekur

Nga policia njoftojnë se sonte (27 -dhjetor) rreth orës 20, në rugën rajonale Gostivar – Çegran më sakt në fshatin Forinë, ka ndodhë aksident trafiku në të cilën kanë marrë pjesë dy vetura: Vetura “Shkoda Felicia” me targa të Gostivarit të cilën e ka drejtuar 57-vjeçari L.H. nga fshati Raven, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: