Shkëndija përballë Vardarit kërkon fitoren e 13-të sezonale

vull

Kuqezinjtë të dielën në Tetovë presin rivalin nga Shkupi, në duelin e parë zyrtarë si vendas në vitit 2021.

• Shkëndija përballë Vardarit kërkon fitoren e 13-të sezonale
• Kuqezinjtë nuk munden nga rivali shkupjan nga viti 2017
• Takimi Shkëndija-Vardari luhet të dielën në Tetovë nga ora 14:00.

Takimet që në të kaluarën ishin derbi më i madh i kampionatit, tashmë vijnë pa atë elektricitetin e pashmangshëm që përcillte duelet ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit. I shtojmë këtu edhe faktin se ndeshjet zhvillohen pa praninë e publikut si pasojë e virusit COVID-19, atëherë bëhet e arsyeshme edhe qetësia mediale para duelit të nesërm ndërmjet dy ekipeve që tashmë nuk janë rival për titull, pasi derisa kuqezinjtë tanë janë lider, shkupjanët përballen me probleme të mëdha finansiare e administrative dhe si pasojë luajnë për mbijetesë.

Të rejat në skuadër

Pas fitores të së dielës në transfertën me Sileksin në Kratovë kur me triumf 2:1 nisëm gjysmësezonin pranverorë, futbollistët kanë kthyer vëmendjen ka dueli i radhës me Vardarin. Ekipi gjithë javën punoi me Vardarin në ‘menu’ dhe stafi teknik insiston që skuadra mos nënçmojë rivalin dhe me përkushtim maksimal t’i qasemi kësaj përballeje të rëndësishme. Mungesë në formacion do të jetë mbrojtësi i majtë, Antonio Paviç që në sfidën e kaluar me Sileksin kompletoi 5 kartona të verdhë dhe automatikisht skualifikohet për këtë ndeshje. Ndërkohë Jan Krivak ka nisur me stërvitje, mirëpo ende nuk është i përgatitur 100% për lojë dhe mbetet sërisht jashta konkurimit.

Kundërshtari

Vardari vjen në Tetovë pas barazimit 2:2 xhiron e shkuar në fushë të vet me Pelisterin. Shkupjanët janë në krizë të thellë organizative dhe e vetmja gjë pozitive për ta në këtë moment është fakti se në vjeshtë grumbulluan pikë më shumë se sa pritej dhe për momentin mbajnë pozitën e 6-të me 26 pikë të tubuara. Shkupjanët nuk njohin fitore përballë Shkëndijës në 13-të ndeshje me radhë dhe fitoren e fundit e kanë shënuar në vitin 2017. Në vjeshtë Shkëndija deklasoi Vardarin në Shkup, duke e mundur me shifrat 5:1 dhe tashmë skuadra duket e karikuar për sukses të ri.

Ndeshja Shkëndija-Vardari luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 14:00, ndërsa do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në kanalin zyrtar të klubit në YouTube.

Next Post

Regjistrimi/Osmani: Diaspora, pjesë e pandashme e vendit

Kryediplomati Bujar Osmani në misionin e mandatit të tij theks të veçantë i ka dhënë diasporës. Aktiviteti i tij në këtë drejtim ka dhënë frytin me digjitalizimin e shërbimeve, me çka i lehtësohet mërgatës qasja ndaj informacioneve që kanë të bëjnë me shtetin amë. “Më lejoni t’ju kujtoj se sipas […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: