Shkëndija pranë nënshkrimit me sulmuesin e kombëtares shqiptare

vull

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediat e Maqedonisë së Veriut.

Bëhet fjalë për klubin shqiptar të Shkëndijës. Raportohet se kuqezinjtë e Ernest Gjokës, janë duke përgatitur një goditje të madhe në merkaton e janarit.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi, i cili është pranë akordit me tetovarët.

Seferi aktualisht është pjesë e kampionëve të Jang Bojsit, në Zvicër, ku aktivizimet kanë qenë shumë të pakta. Nisur nga ky fakt, Shkëndija, i ka bërë një ofertë sulmuesit të Kombëtares shqiptare, për ta afruar në skuadër.

Pengesa e vetme është paga e lartë e 24-vjeçarit, gjithsesi tetovarët i kanë propozuar klubit të Jang Bojs që ta paguajnë përgjysmë sulmuesin. Seferi është nën kontratë me zviceranët deri më 30 qershor të vitit 2020.

Next Post

Kutinjo ka nevojë për operacionin e meniskut

Pas dëmtimit që pësoi në duel me Eibar, Filipe Coutinho do të operohet të Shtunën. Në ditën e parë të vitit 2021, Barcelona konfirmoi se Braziliani Filipe Coutinho do t’i nënshtrohet një operacioni të Shtunën për shkak të një dëmtimi në menisk të gjurit të tij të majtë. Kutinjo hyri në lojë kundër Eibar […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: