Shkëndija sot do të përballet me Mura

vull

Trajneri Gjoka dhe kapiteni Bejtullai kanë folur para mediave në lidhje me ndeshjen e të martës me NS Mura.

Shkëndija të martën në orën 20:00 në Shkup starton aventurën e re evropiane, kur në xhiron e parë eliminatore të UEFA Champions League përballet me kampionen e Sllovenisë, NS Mura. Para ndeshjes në takimin zyrtarë me media folën shefi i stafit teknik Ernest Gjoka dhe kapiteni, Egzon Bejtullai.

Ernest Gjoka: “Mendoj që skuadra është në moment të mirë, mendoj që vijmë nga një fazë përgatitore që e kemi ndërtuar me shumë kujdes për të ardhë në këtë moment. Lojtarë të dëmtuar për momentin kemi vetëm Bruno Ditën, por gjithsesi ai do të jetë në stol për çdo moment. Besoj se jemi ok për të startuar këtë ndeshje të parë të Champions League.“

Egzon Bejtullai: “Jam pjesë e Shkëndijës një kohë shumë të gjatë dhe personalisht jam duke punuar shumë që me këtë ekip të hyjmë në fazën e grupeve. Mendoj se edhe gjithë kolegët e mi, lojtarët tjerë janë duke punuar në këtë drejtim për të gjetur grupet dhe mendon se edhe ata e kanë besimin se duhet të japim 100% në kërkim të objektivit.“

Next Post

Qeveria do të mbajë mbledhjet e rregullta të 85-të dhe 86-të

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, me fillim në orën 11:45 do të mbajë mbledhjen e 85-të dhe të 86-të. Në mbledhjen e 85-të tematike, do të shqyrtohen më shumë informacione për arritjen e marrëveshjeve për projekte infrastrukturore nga Programi TAV me 23 komuna. Menjëherë pas përfundimit të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: