Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Shkëndija sot shënoi fitoren e dytë brenda një jave

2 min read

Shkëndija sot shënoi fitoren e dytë brenda një jave, këtë radhë duke mposhtur ekipin tjetër nga Polonia, Warta Poznan, me rezultatin 3:1. Ngjashëm si në ndeshjen paraprake, kuqezinjtë shtypën polakët në mesfushën e tyre duke i detyruar që të mbrohen gjatë gjithë ndeshjes. Nafiu shënoi dy gola, ndërsa Elezi realizoi golin e tij të katërt në tre ndeshjet e fundit.

Formacioni:

Shkëndija e filloi ndeshjen me formacionin me reshtimin 3-4-2-1, me Caken si startues në pozitën e qendërmbrojtësit, Nafiu dhe Doriev në pozitën e mesfushorëve ofensivë, ndërsa Guri në krye të sulmit.

XI: Zahov, Bejtullai (c)-Krivak-Cake, Shala-Dita-Bilalli-Timovski, Doriev-Nafiu, Guri.

Përmbledhje:

Rasti i parë për Shkëndijën ishte nga gjuajtja e lirë kur Dorievi goditi në drejtim të portës por topi shkoi mbi kuadrat (10’).
Kërcënojnë polakët portën e Zahovit i cili mbron një gjuajtje të fuqishme të polakëve (13’).
Aksion i bukur i kuqezinjve nga krahu i djathtë, Bilalli pason deri Guri që gjuan mbi portë (16’).
Penalti për Shkëndijën. Dorievi harkoi në zonën e vogël të kundërshtarit, topi arrin deri te Shala që ndalet brenda zonës në mënyrë të palejuar. Penaltinë në gol e realizoi Valmir Nafiu (32’).
Barazohet rezultati me një gol të bukur të sulmuesit polak Kuzimski që shfrytëzoi një pakujdesi të kuqezinjve brenda zonës sonë (39’).
Nafiu për mrekulli pason deri te Shala që nuk realizon nga një pozitë ideale (41’).
Goditje e lirë për Shkëndijën nga krahu i majtë. Nafiu kroson për mrekulli në drejtim të portës dhe topi përfundon në rrjetë (42’).

HT: Shkëndija 2:1 Warta Poznan

Me fillimin e pjesës së dytë, në lojë u inkuadruan Hasani, Neziri, Merxhani, Jessie Djou dhe Elezi, ndërsa nga fusha u larguan Bejtullai, Bilalli, Nafiu, Shala dhe Doriev.
Goditje nga këndi për Shkëndijën, kroson Hasani në zonë, Krivak gjuan por topi shkon mbi traversë (64’).
Në minutën e 70-të kryhen edhe tre zëvendësime te skuadra kuqezi. Largohen nga loja Guri, Timovski dhe Dita, ndërsa në lojë inkuadrohen Mensalao, Reshat Ramadani dhe Markoski.
Shkëndija rrit epërsinë duke shënuar edhe golin e tretë. Hasani futet në zonë nga ana e djathtë, harkon në qendër të zonës ku gjendet Elezi që realizon për rezultatin 3:1 (73’).
Në minutën e 75-të inkuadrohet në lojë Florent Ramadani në vend të Cakes.
Elezi avancon përpara, gjen për mrekulli me një pasim të saktë Florent Ramadanin i cili gjuan por topi shkon pranë shtyllës (80’).

FT: Shkëndija 3:1 Warta Poznan