Shqiptarët zyrtarizohen te Boluspor dhe Empoli

vull

Merkatoja verore ka qënë intensive dhe për shumë lojtarë të rëndësishëm të skuadrës tonë Kombëtare që kanë ndryshuar skuadra dhe kanë nisur eksperienca të reja.

Mbrëmjen e djeshme janë zyrtarizuar edhe transferimet e Odise Roshit dhe Ardian Ismajlit të cilët në sezonin 2021-2022 do ta nisin si protagonist me “fanella të reja”.

Roshi, mesfushori assist i Kombëtares kuqezi, ka përfunduar eksperiencën e tij në Hungari te DVTK ku u aktivizua për gjashtë muaj pas dëmtimit të rëndë që kishte pësuar, dhe ka zgjedhur që karrierën e tij ta vazhdojë në Turqi, te Boluspor, ku do të gjejë edhe portierin Gentian Selmani dhe Këpucën e Artë të Kategorisë Superiore në edicionin 2020-2021, Dejvi Bregu që u transferua nga kampionët e Teutës.

Ardian Ismajli, qendërmbrojtësi kuqezi, që numëron 18 ndeshje dhe 1 gol me Kombëtaren, pas sezonit të parë në Serie A te Spezia ku u transferua verën e shkuar nga Hajduk Split, këtë edicion do ta nisë me fanellën e Empolit ku u transferua mbrëmjen e djeshme dhe bëri prezantimin me skuadrën e tij të re.

Te skuadra toskane Ismajli do ti bashkohet Nedir Bajramit dhe Kristjan Asllanit që gjithashtu janë pjesë e Kombëtares A dhe asaj U-21, duke krijuar një treshe kuqezi te Empoli.

Next Post

Si e shndëroi Blerim Bexheti komunën e Sarajit në një mini-qytet modern

Blerim Bexheti është figura më emblematike dhe politikani që plot 15 vite me strategjitë e tij, Komunën e Sarajit po e shëndron një mini-qytetë modern, ku banorët e Sarajit në prag të shtëpisë i kanë të gjitha shërbimet e nevojshme. Bexheti, plot 15 vite është një politikan i kalitur dhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: