Shqiptari i Kosovës shkakton tensione në Rusi, kundërshtarët tërbohen

vull

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha, ka shkaktuar tensione të mëdha në takimin mes Akhmat Grozny dhe Arsenal Tula, i vlefshëm për xhiron e 6-të në elitën e futbollit të Rusisë.

Në minutën e 31-të të ndeshjes një futbollist mysafir deshi të largonte topin jashtë fushës, ngase një nga bashkëlojtarët ishte i shtrirë, por Berisha vrapoi për ta zënë topin dhe asistoi te goli i Mohamed Konate.

Ky veprim i sulmuesit nga qyteti i Pejës shkaktoi pakënaqësi te madhe të lojtarët dhe stafi i skuadrës kundërshtare.

Në fund ndeshjen e fitoi Akhmat Grozny i Bernard Berishës me rezultat 2-1, me një gol të realizuar nga Igor Konovalov në minutën e 95’ të takimit.

Pas kësaj fitoreje Akhmat Grozny renditet i shtati me 9 pikë, kurse Arsenal Tula mbetet i 15-ti me 4 sosh..

Next Post

Si e njoha Xhafer Devën

Me Xhafer Devën jam takuar së pari në aeroportin e Romës, me 6 nëntor 1956, kur familja jonë, si edhe ajo e Devës po emigronim për SHBA. Na pati prezantuar me te Said Kryeziu. Atëherë kemi udhëtuar me te dhe disa personalitete të njohura shqiptare nga Roma në JFK të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: