Situata me kontratën, Ramos i ka thënë Perezit: Kam dëgjuar që PSG dëshiron të ndërtojë një skuadër me mua dhe Messin

vull

Real Madridi është angazhuar për zgjatjen e kontratave të tre futbollisteve, Luka Modric, Sergio Ramos e Lucas Vazquez, por deri më tani vetëm njëri prej tyre ka pranuar të vazhdojë me Los Blancos.

“Duam t’i mbajmë të gjithë… Është në interesin e të gjithëve dhe është gjë e mirë për ne. Dua që kjo të zgjidhet sa më shpejt”, kishte deklaruar trajneri Zinedine Zidane kur është pyetur për këta futbollistë.

Bisedimet janë në pika të ndryshme. Më lehtë është situata me Luka Modric, i cili ka pranuar që ta zgjatë qëndrimin së paku edhe për një vit me rrogën që i është ofruar (por që akoma nuk është zyrtarizuar nga klubi).

Sfida më e madhe duket të jetë arritja e marrëveshjes me kapitenin. Sipas programit El Larguero, Sergio Ramos akoma nuk i është përgjigjur ofertës së Los Blancos (dy vite kontratë me pagë 10 për qind më të ulët se shuma aktuale prej 15 milionë eurosh për sezon).

Sipas gazetarit Josep Pedrerol, Florentino Perez është takuar me qendërmbrojtësin në javën e kaluar, disa orë para ndeshjes ndaj Elche – transmeton AS.

Ishte një takim miqësor, ndërsa Ramos citohet t’i ketë thënë presidentit se nuk do ta pranojë ofertën që ia ka bërë dhe “që tani e tutje do t’i dëgjoj ofertat”.

“Dikush nga PSG më ka thënë se ata duan të krijojnë një skuadër me mua dhe (Lionel) Messin”, citohet të ketë thënë futbollisti, ndërsa Perez ia ka kthyer: “Nëse merr ndonjë ofertë të mirë, do të jemi të kuptueshëm”.

Edhe situata me kontratën e Lucas Vazquez ka ngecur. 29-vjeçari ka kontratë deri më 30 qershor dhe ka marrë ofertë nga klubi për ta zgjatur edhe për tri sezone të tjera, mirëpo ai nuk është i bindur. Është thuajse situatë e ngjashme me atë të Ramos

Next Post

Bekim Jashari: Ushtria jonë e ndërtuar me shumë mund e sakrificë do t’i bashkohet Gardës Kombëtare të Iowa-së

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, status në facebook: Jashtëzakonisht i lumtur që pas vendimit të Kuvendit të Kosovës Ushtria jonë e ndërtuar me shumë mund e sakrificë do t’i bashkohet Gardës Kombëtare të Iowa-së, në misione paqëruajtëse në botë. Kjo është një e arritur e radhës e ushtrisë sonë, djemve […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: