Sportistët nderonin me simbolin zogist/ Fatmir Mneri: Futbollistët ishin në dilemë si do të…

vull

Nderimi me simbolin zogist ka qenë një përshëndetje e praktikuar sistematikisht dhe e shohim në fotot bardhezi të fiksuara në veprimtaritë sportive të kohës. Ndër to, Ballkaniada e Zagrebit 1934, por edhe mjaft ndeshje futbolli të organizuara në Shallvare gjatë periudhës 1943- 1944. Pavarësisht se në Shqipëri mbizotëronte ende situatë lufte, duke iu referuar edhe shtypit të kohës, janë zhvilluar ndaj disa formacioneve ushtarake gjermane takime miqësore kureshtare dhe intriguese (deri edhe turne boksi) e ku protagoniste janë SK Tirana, Besa, Banka Kombëtare etj. Wehrmachtauswahl, ai më kryesori që ka në përbërje lojtarë nga Këlni, Borusia D., Magdenburgu, deri edhe FC Vjena, që kanë luajtur me këto klube para se të mobilizonin ushtarë për në Shqipëri.

Nga ajo kohë kanë kaluar shumë dekada, por për lexuesit e saj, “Panorama Sport u rikthehet atyre përballjeve, shoqëruar me komente e informacion. Këto shoqërohen me foto të jashtëzakonshme, që për gazetën i ka ofruar gazetari Fatmir Mneri, së bashku me kujtimet e të atit, të mirënjohurit Xhavit Demneri. Një material kureshtar, por edhe me rëndësi për historinë sportive, që publikohet për herë të parë në “Panorama Sport”. Si e komenton sot akademiku, profesori Paskal Milo përshëndetjen “alla Zog” dhe si e kujton publicisti Skifter Këlliçi motivin se pse nuk u transmetua në radio ndeshja sportklub Tirana-Wehrmachtauswahl 0-0. Ndërkaq, po ju sjellim disa publikime të shtypit të kohës, për të kuptuar përjetimin e këtyre ndeshjeve në Tiranë.

fatmir mneri

Ndërsa Fatmitr Mneri, opinionisti radioteleviziv sportiv, djali i të paharruarit Xhavit Demneri, bashkë me fotot që ofroi për gazetën, thotë: “Nga sa më kujtohet nga rrëfimet e babait, takimet e zhvilluara asokohe kanë qenë shumë impenjative. Në veçanti me skuadrat italiane, ishin sfida të tensionuara, nga fakti se lojtarët cilësorë që të mos i dërgonin për të kryer shërbimin ushtarak në Abisini, me të cilën ishin në luftë, i sillnin në Shqipëri. Ndryshe me ata gjermanë, kishte rivalitet, por fitoheshin nga skuadrat shqiptare. Nga kujtimet e babait, futbollistët shqiptarë nuk pranonin nderimin fashist, madje edhe në një foto të arkivit të tij, shihet qartë se si ata para një takimi e sabotojnë haptazi atë”. Foto, SK Tirana – Wermacht 6-2. 16 shtator 1946, Shallvare. SK Tirana: Xhavit Demneri (kap), Bajram Kurani, Aristidh Parapani, Nush Çobani (portier), Akil Derani, Sllave Llambi, Halim Begeja, Fiqeret Hoxha, Masar Mëniku, Kostandin Paci, Rexhep Spahiu.

Next Post

Kur një shofer i papërvojë merr pas timonit të një Ferrari të fuqishëm ... (VIDEO)

Shtimi i papritur i gazit rezultoi në humbjen e kontrollit të makinës së fuqishme, pas së cilës Ferrari doli nga autostrada në Hollandë. Sipas mediave lokale, makina ishte vetëm një ditë e vjetër. Kujtojmë, 488 Pista debutoi në Panairin e Motorëve në Gjenevë në Mars 2018. Mundësohet nga një motor 3.8 litërsh […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: