Stoichkov: Xavi i dha Ancelottit një mësim në tre elementë

vull

Rezultati i papritur i derbit të madh “El Clsisico” shkaktoi stuhi reagimesh në publikun sportiv spanjoll, pasi fitorja e arritur nga Barcelona ishte jashtëzakonisht bindëse dhe mund të shprehej me një tjetër gol në rrjetën e Courtois.

 

Triumfi 0:4 i solli gëzim Xavi Hernandezit dhe lojtarëve të Barcelonës, por edhe buzëqeshje mes legjendave të klubit që kanë komentuar ngjarjet në “Santiago Bernabeu” prej dy ditësh.

Radha i ka ardhur bullgarit Hristo Stoichkov, i cili thotë se Xavi i ka dhënë një leksion taktik shumë më me përvojë Carlo Ancelotti, por i është referuar edhe lojtarit që po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në formacionin titullar të gjigantit katalanas.

– Mesazhet e Xavit kanë ardhur për lojtarët dhe kjo shihet në fushë. Lojtarët luajtën kundër Realit sikur të ishin në shtëpi, Pedri vodhi më shumë topa se të gjithë lojtarët ndërlidhës të Realit, De Jong tregon se ndihet rehat kur skuadra luan mirë. Kjo ndeshje do të mbahet mend gjatë, Barcelona luajti një ndeshje të kompletuar në çdo kuptim. Xavi i dha një mësim Ancelottit, ai e mundi atë në gjithçka. Ai mori të tre elementët e rëndësishëm, përgatitjen fizike, përgatitjen taktike dhe përgatitjen mendore për një derbi të tillë, – thotë bullgari, i cili pavarësisht edicioneve të shkëlqyera, nuk do t’ia vazhdonte kontratën Usman Dembeles.

– Nuk do ta zgjas kontratën me Dembele. Nëse dëshiron të qëndrojë, duhet të dalë në publik të kërkojë falje dhe të thotë se dëshiron të qëndrojë me vullnetin e tij të lirë. Ai nuk e njeh historinë e klubit dhe nuk mund të ndryshojë mendje për shkak të disa ndeshjeve të mira. Është e vërtetë, ai ka kualitet të madh dhe duhet të përdoret derisa t’i skadojë kontrata, – përfundon Stoiçkov.

Next Post

ITSHKSH DHE AMBASADA E KOSOVËS, SHTYLLA TË NJË URE TË FUQISHME BASHKËPUNIMI

Shkup, 22 mars – Roli i institucioneve shkencore dhe kulturore në zhvillimin e mendimit kritik dhe përfitimet  e bashkëpunimit të brendshëm në botën shqiptare,  ishin disa nga temat që u diskutuan në takimin në mes të drejtorit të ITSHKSH, prof.dr. Skender Asanit dhe ushtruesit të detyrës së ambasdorit të Republikës […]

Subscribe US Now