Struga Trim Lum ka kaluar me sukses raundin e parë të Kupës, pasi sot në transfertë mundi ekipin nga Kamenica, Sasa, me rezultatin 2:0.
Ekipi i Struga Trim Lum që nga fillimi diktoi tempo, duke mos i lënë shumë hapësira skuadrës vendase, e cila kapituloi në minutën e 36-të, kur Emir Skenderi edhe njëherë tjetër tregoi cilësitë e tij të larta sulmuese.
Me këtë gol u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën u zhvillua një lojë thuajse e njëjtë, me Struga Trim Lum që kishte posedimin e topit dhe ekipin vendas që tentonte të rrezikonte portën e Mireseloskit, mirëpo pa sukses.
Fitoren dhe rrugëtimin drejt garave të Kupës e konfirmoi rezervisti Berat Beqiri me golin e realizuar në minutën e 85-të. Për Beqirin ishte ky goli debutues me fanellën e Struga Trim Lum, te e cila skuadër sot që nga minuta e parë debutoi edhe Suhel Muharemi.
Të gjithë fondet, ndërmarrjet publike dhe personat juridik që disponojnë me kapital shtetëror, në afat prej dy ditëve pas revidimit të Afatit të KSHZ-së, duhet ta njoftojnë Komisionin Anti-korrupsion se sa automjete kanë dhe cila është gjendja e tyre.Kjo është paraparë me propozim-ndryshimet në Kodin Zgjedhor që bashkërisht i propozojnë […]