Suedi – Kosovë, për vetëm tri orë shiten rekord bileta

vull

Kombëtarja e Kosovës do të luajë ndeshjen e parë në muajin tetor në udhëtim te Suedia.

“Dardanët” do të jenë mysafirë të skandinavëve në ndeshjen që pritet të zhvillohet më 9 tetor.

E tanimë biletat kanë dalë në shitje për këtë takim dhe janë shitur gjysma e tyre për një kohë rekord.

Ka qenë Federata e Futbollit të Suedisë që ka njoftuar se vetëm për tri orë janë shitur 21,834 bileta.

Ndeshja mes Suedisë dhe Kosovës do të zhvillohet në Friends Arena në Stockholm, stadium që ka kapacitet prej 54,329 personave.

Gjithsesi për vetëm tri orë tanimë janë shitur thuajse gjysma e biletave, ku besohet se një numër i madh që kanë blerë bileta janë tifozë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Suedi..

Next Post

Bytyqi: Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore nuk duhet t’i shqetësojë qytetarët

Rritja e çmimeve, veçanërisht për produktet ushqimore, nuk duhet t’i shqetësojë qytetarët, tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi. Edhe pse ai theksoi se situata është nën kontroll dhe nuk ka rritje serioze të çmimeve, tha se për momentin nuk dëshiron që qeveria të reagojë me masa të mundshme për […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: