Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Sulmuesi Adenis Shala prej sot i bashkëngjitet skuadrës kuqezi!

1 min read

Shala ka nënshkruar me Shkëndijën kontratë 1 vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për 3 vite tjera. Është i lindur më 23 tetor të vitit 1998. Gjatë vitit 2017 ka qenë pjesë e grupmoshave të skuadrës kroate të Hajdukut, që më pastaj të transferohet në grupmoshat e skuadrës së Fenerbahçes. Së fundmi 22 vjeçari Shala ka luajtur në kampionatin e Kosovës, ku ka qenë pjesë e ekipit të Trepçës ’89.

 

Adenis Shala është sulmues i krahut, por që mund të luajë edhe në pozitën e mesfushorit ofenziv.

“Është nder i madh për mua që të jem pjesë e Shkëndijës, ekipi më i mirë në të gjitha trevat shqiptare. E di se Shkëndija ka një histori të begatë me shumë peripeci në të kaluarën, prandaj kjo do të jetë një sfidë e madhe për mua. Po ashtu e di se qyteti i Tetovës është i lidhur ngushtë me Shkëndijën dhe se Shkëndija i ka tifozët më të mirë në të gjitha trevat shqiptare. Unë do të jap maksimumin që të luaj sa më mirë dhe të gëzoj tifozët”, u shpreh Adenisi gjatë nënshkrimit të kontratës.