Superiorja nis me Kukësi-Partizani, zbardhet grafiku i ndeshjeve

vull

Dje u luajt Superkupa e Shqipërisë, mes Partizanit dhe Kukësit. Triumfoi i pari, fituesi i titullit kampion në sezonin e kaluar, kundër verilindorëve, që janë fituesit në fuqi të Kupës së Shqipërisë.

 

Këtë fundjavë, futbolli kombëtar do të nisë në të gjitha stadiumet e Superiores. Interesant është fakti se në “skenë” do të vihet sërish e njëjta përballje, sërish në “Elbasan Arena”.

 

Pikërisht, kryesfida Partizani-Kukësi do të ngrejë siparin e javës së parë të kampionatit të ri, të premten, në orën 19:00. Sipas planifikimit të bërë nga FSHF, fundjava futbollistike do të vijojë edhe të shtunën, sipas grafikut të mëposhtëm:

Kategoria Superiore, java e 1-rë:
23 gusht
Kukësi-Partizani, ora 19:00 (“Elbasan Arena”)24 gusht
Vllaznia-Laçi, ora 16:00 (“Loro Boriçi”)
Skënderbeu-Flamurtari, ora 16:00 (stadiumi “Skënderbeu”)
Tirana-Luftëtari, ora 19:00 (“Selman Stërmasi”)
Teuta-Bylis, ora 19:00 (“Niko Dovana”)

Next Post

KRRE publikon çmimet e reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi nga mesnata e sotme. Sipas vendimit të KRRE, çmimet e benzinës Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 mbeten të pandryshuara, ndërsa dizeli do të lirohet për 0.5 denarë. Një litër benzin […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: