Kënaqësi e imja të mirëpres sot udhëheqësinë dhe boksierët e Klubit të Boksit “Çair” për të shprehur gatishmërinë e Komunës të përkrahë rrugën e suksesit të boksierëve që në vazhdimësi mbajnë Çairin në piadestalin më të lartë të kompeticioneve shtetërore të organizuara nga Federata e Boksit të Maqedonisë.
Mirënjohës për përfaqësimin dinjitoz të vlerave tona sportive nga këto boksierë të shkëlqyeshëm dhe nga puna profesionale e stafit teknik të kësaj skuadre të boksit. Ju dëshiroj shumë suksese në rrugën tuaj me përplot sfida, të cilat me pasionin dhe dëshirën e flaktë që keni jam i bindur se do ti tejkaloni me shumë sukses.